GazetaMax
Uncategorized

Rilindja e një krijese të vdekur!

Në vazhdën e zgjedhjeve të PD (Rithemelimi) në të gjithë vendin, të njëjtat u zhvilluan edhe në qytetin e Pogradecit. Padyshim sot me gjakëftohtësi e them që zgjedhjet për kryetar në Pogradec, qartësuan dhe një hërë që Partia Demokratike e Pogradecit bëri hapin e fundit drejt humnerës. Dikush do pyesi pse? Nën vlerat e konservatorizmit, potencohet specifikisht ndarja e shtresave shoqërore, ku lidershipi shoqëror dhe politik duhet të drejtohet nga njerzit më me vlera në komunitet, më të arsimuarit dhe intelektual.

Shkruan Armand Braho

Në rastin e këtyre zgjedhjeve kemi të bëjmë me zgjedhjen e një personi ne pozicionin e kryetarit, që nuk gëzon asnjë atribut të përcaktuar nga “konservatorizmi”, ose thënë më thjeshtë një individ dhe një subjekt politik që tashmë nuk më përfaqëson mua dhe familjen time. Dikush tjetër mund të thotë që vullneti i shumicës nuk kontestohet? Me këtë rregull rrjedhimisht i bie që Edi Rama të jetë burri më i mirë në Shqipëri dhe lideri më i madh, për shkak se ka siguruar një numër të lartë votash. Ky krahasim është për të mos ndarë standardet.

Rrjedhimisht shkaqet e fitores së Ramës, të cilat buronin tek Basha, po mishërohen historikisht dhe në PD-në Pogradecare. Arsyet janë shumë të thjeshta, sfidoj gjithsecilin nga ju të më gjej prurjen më të re intelektuale në opozitën e Pogradecit në 5 vitet e fundit? A e dini që këto zgjedhje për kryetar të Pogradecit, u përballën me krizën e pjesëmarrjes? Dy dështimet me efikase mund të themi. Ndërsa arsyet janë shumë të qarta, të përmendura prej meje në disa vite. Hermetizimi i Partisë Demokratike nga klani i kryetarucit të sapo zgjedhur. Rikujtoj anekdodat e para 25 Prillit, dikush thotë: Unë drejtor në ASHK, tjetri në ZVA, ca të tjerë në doganë. Pra ndarja e posteve që në opozitë, pa kontribuar fare për fitoren e PD-së, janë e vetmja arritje e çunave me kapuça.

Ta gëzojnë PD-në e (rithemelimit) dhe i pafshin hajrin! Padyshim personalisht nuk mund të kontribuoj për drejtora të emëruar, që presin t’i lirohet zyra dhe asesi për individë të testuar me humbje te vazhdueshme. Kisha një fije shprese kur Berisha e nisi “foltoren”, por bashkë me shpresat më vranë dhe idealin. PD Pogradec nuk më përfaqëson mua dhe asnjë individ që ka vlerat konservatore.

Mbase ky është reagimi im i fundit mbi këtë subjekt që vetëm i kemi dhënë, pa i marrë gjë mbrapsht. Këtë editorial e formova duke qënë gjakëftohtë dhe analitik për situatën. Nuk më bëhet qejfi, por pres të shoh shkatrimin e mëtejshëm të asaj që dikur ngritën gjyshërit dhe prindërit e mij dhe sot quhet Parti “Demokratike”. Shpresoj që emri im të mos mbetet më në asnjë database të rrënojave të PD-së.

Related posts

Ky dron mund të transportojë 45 kg ngarkesë dhe të fluturojë me shpejtësi deri në 130 km/h

e-max

Tensione në Veri, ose paradhoma e një protektorati rë ti!

e-max

“Simfonia e Djallit”

e-max