GazetaMax
Kuriozitete

Rodriguez transferohet në Serie A

Gati për tu rikthyer në Europë: James Rodriguez transferohet në Serie A.
Pasi që ka luajtur në skuadra të mëdha si Real Madrid, James Rodriguez kërkon që të largohet nga Katari për tu rikthyer përsëri në Kontinentin e Vjetër dhe ka një mundësi të dyfishtë në Serie A.
Pas një sezoni të kaluar tek skuadra e Al Rayyan, kolumbiani tashmë dëshiron përsëri Europën dhe dy skuadrat italiane, Roma dhe Fiorentina janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit sulmues.
I pari që kërkoi transferimin e tij është Jose Mourinho i cili dëshiron ta shohë atë me fanelën e Giallorossëve.
Ndërkohë që oferta e dytë vjen nga Fiorentina e Vincenzo Italianos, i cili ka ringjallur skuadrën nga Firenze.

Related posts

Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Gazeta Max

Andy Murray flet për lëndimin e tij para Wimbledon: Nuk besoj se mund të shkoj larg

Gazeta Max

Mos u habitni – i biri i Ancelottit pritet ta udhëheqë Real Madridin në ndeshjen ndaj Chelseat

Gazeta Max