GazetaMax
SPORT

Rojat e sigurimit i vërsulen djaloshit të vogël – Lionel Messi intervenon për ta liruar

Të shumtë janë ata që e kanë idhull Lionel Messin. I tillë ishte edhe një djalosh që kishte shkuar ta shihte nga afër ndeshjen mes PSG dhe Nantes.
Pas ndeshjes, derisa Messi po drejtohej ka dhomat e zhveshjes, një djalosh i vogël tentoi të shfrytëzonte mundësinë për një foto me argjentinasin.
Intervenimi i rojave të sigurimit ishte i shpejtë. Ata kapën djaloshin, madje edhe i rrëzuan telefonin.
Por, në këtë mes reagoi Leo Messi, i cili kapi dorën e djaloshit dhe ftoi rojat që ta lironin atë.
Messi priti derisa djaloshi mori telefonin nga toka dhe qëndroi për një foto të momentit. Shikoni videon më poshtë.

Related posts

Ramsey kërkon 4 milionë euro për t’u larguar nga Juventus

e-max

Askush si njeriu i historisë: Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që shpallet kampion në pesë kampionatet më të forta në Evropë

e-max

Vëllai i Pogbas, Mathias akuzohet për zhvatje ndaj mesfushorit

e-max