GazetaMax
Lajme

Ropalca e revoltuar me Erkan Arifin: Na rrezikohen fëmijët, fshati jonë u harrua

Banorët e fshatit Ropalcë i kanë reaguar ashpër kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifit, për lënien pas dore të këtij fshati gjatë qeverisjes së tij.

“Ne, banorët e fshatit Ropalcë, jemi të lodhur dhe të revoltuar nga mënyra e padrejtë dhe diskriminuese me të cilën jemi trajtuar ndër vite”, thonë ata, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Banorët thonë se si pasojë e anashkalimit infrastrukturor të Ropalcës, edhe fëmijët u rrezikohen çdo ditë, pasi nuk ka asnjë trotuar për këmbësorë në fshat.

“Në fshatin tonë nuk është bërë asnjë investim i vërtetë. Fusha e sportit pranë shkollës është nisur, por ende e papërfunduar. Rrugicat tona vazhdojnë të jenë ende me baltë. Nuk ka asnjë trotuar për këmbësorë, dhe fëmijët kur shkojnë në shkollë ecin me rrezik, duke rrezikuar jetën çdo ditë”, thuhet në reagim.

Banorët kanë publikuar edhe disa nga premtimet e Erkan Arifit në platformën e zgjedhjeve paraprake, ku ka përfshirë premtime për qindra mijëra euro investime në Ropalcë, ndërsa asnjë prej tyre nuk është realizuar.

“Mjaft më me padrejtësi! Koha është të ngrihemi për dinjitetin dhe të ardhmen e fshatit tonë!”, përfundon reagimi.

Related posts

Në kulmin e tensioneve Kosovë – Serbi, Rama dhe Kovaçevski pro Ballkanit të Hapur!

Gazeta Max

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike

Gazeta Max

Taravari: Të gjithë pacientët e hospitalizuar në Selanik janë në gjendje stabile

Gazeta Max