GazetaMax
Lajme

Rreziku i destabilizimit në Ballkan, Ngjela: Kush prek Kosovën, nis luftë botërore!

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë të mbrojtura nga NATO dhe SHBA.

Ai tha se çdo sulm ndaj këtyre vendeve do të konsiderohej si një akt i mundshëm i një lufte botërore, duke e bërë të pamundur një përfshirje të tillë.

“Kosova duhet të jetë pak më e kujdesshme, por ne jemi në NATO, kush na prek ne? Po dhe Kosova ka trupa amerikane brenda. Do të thotë që kush prek Shqipërinë dhe Kosovën është luftë botërore. Ne nuk mund të diskutojmë për një luftë botërore bashkë, unë them që nuk ka mundësi të ketë një luftë botërore dhe Shqipëria është në NATO.

closevolume_off
Nuk diskutohet më fati i Shqipërisë në raportet ndërkombëtare se është vend i NATO-s. Kosova s’ka nevojë të ketë kujdes, se e ka kujdesin në natyrën e saj, sepse ka Serbinë si kundërshtare, po ka mbrojtje amerikane”, tha Ngjela për mediat shqiptare.

Related posts

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal

Gazeta Max

Paga mesatare për muajin maj ishte 45,796 denarë

Gazeta Max

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Gazeta Max