GazetaMax
Showbizz

Rrihet këngëtarja serbe Ana Nikoliq, shfaqet live në Instagram në gjendje të shokuar

Siç raportohet, këngëtarja është paraqitur në polici ku ka denoncuar partnerin e saj, ndërsa pas kontrollit në Qendrën për Mjekësi Urgjente është vërejtur se ajo kishte lëndime trupore dhe se ishte dukshëm e shqetësuar.

Nikoliq pas ekzaminimit është dërguar menjëherë për trajtim. Ana më pas ka publikuar në Instagram pamjen e saj pas sherrit me partnerin Goran Ratkoviq – Rale.

Këngëtarja e përlotur iu drejtua ndjekësve të saj. Në video shihet duke qarë pa ndalur, ndërsa bluza e saj ishte e përgjakur.

“Faleminderit Zotit që të shpëtova. Vojin, thirre vëllain tim, nënën time, policinë, thirre urgjencën, më rrahu njeriu. Ma theu tëmthin, ma mbylli syrin… thirre urgjencën, po ju lutem të gjithëve. Po më del gjak nga të gjitha anët, nuk mund të flas më, jam e gjitha me hematoma dhe e rrahur keq”, tha Ana.

Ajo publikoi edhe një pjesë të bisedës, që dyshohet të jetë me partnerin e saj, ku përmenden shifra, e më pas dëgjohen edhe sharje.

Videoja shqetësoi ndjekësit e saj, të cilët komentuan se ajo është në gjendje të rëndë dhe se është tmerr çfarë po i ndodh, duke u bërë thirrje të afërmve të saj që t’i dalin në ndihmë.

Pas dhënies së deklaratave të tyre në polici, siç ka raportuar “Blic”, kompozitorit i është shqiptuar masa e ndalimit të afrimit prej 48 orësh.

Related posts

Pasqyrë e kulturës dhe traditës shqiptare, ekspozita “Karavani artistik 2023”në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje! Nga Anila Hetoja, piktore/arkitekte e brendshme

Gazeta Max

“Për hir të dashurisë zgjodha…”- U ndanë pas 5 vitesh bashkë, Egli Tako rrëfehet për fundin e marrëdhënies me Olsi Bylykun

Gazeta Max

Xsoundbeatz, producenti shkupjan i shumë hiteve shqiptare

Gazeta Max