GazetaMax
Lajme

Rriten sërish pagat e mësimdhënësve/ Grubi: Vlerësojmë mundin në edukimin e brezave të ardhshëm

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale ka njoftuar sipas marrëveshjes së Qeverisë me SASHK, paga e mësimdhënsëve prej këtij muaji do të rritet edhe për 1000 denarë.

“Pas rritjes prej 4000 denarë në shtator të vitit të kaluar, konform marrëveshjes së nënshkruar me SASHK të gjithë mësimdhënësit do të kenë pagë më të lartë për 1000 denarë të reja duke filluar nga ky muaj. Vlerësojmë mundin dhe veprimtarinë e atyre që kujdesen për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, të atyre që vendosin themelet e ardhmërisë sonë të shëndoshë!”, ka shkruar Grubi.

Lexoni këtu postimin e plotë të Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi: https://www.facebook.com/photo/?fbid=743474583808729&set=a.262689908553868

Related posts

Davidoviq: Nuk jemi të kënaqur me gjykimin për “Parcelat në Vodno” do ta apelojmë brenda afatit ligjor

Gazeta Max

Shqyrtimi i super ekspertizës për rastin “Llaskarca” do të mbahet më 26 janar

Gazeta Max

“Jo ndarjes!, ambasadori gjerman i kujton Ramës vitin 2020 kur Maqedonia e Veriut priti Shqipërinë

Gazeta Max