GazetaMax
Lajme

Rriten tensionet në Serbi/ Makina përplaset me protestuesit në Beograd, 3 të plagosur

Situata është tensionuar në Bulevardin ‘Mbreti Aleksandar’, afër parlamentit të Serbisë, ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur për të vijuar protestat që kanë përfshirë vendin muajt e fundit. Tre persona u plagosën të shtunën në mëngjes kur një makinë u përplas me protestuesit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia arrestoi shoferin 50-vjeçar i cili dyshohet se i bëri rezistencë arrestimit.

“Personat që u goditën në zonën e Belë Vodës ishin dy gra dhe një i ri , të cilët janë kontrolluar në urgjencë. Pas diagnostikimit të plotë janë konstatuar lëndime të lehta trupore”. njoftoi zyra e shtypit e ministrisë, duke theksuar se po vijon bashkëpunimi me prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur duke mbajtur flamuj të fakulteteve nëpër duar, flamuj të Serbisë, dhe simbole. Studentët dhe qytetarët që protestojnë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

Related posts

Lazim Destani solidarizohet me familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Kosovë

Gazeta Max

Ngjarje përfundimtare nga Projekti Tuining IPA 2018

Gazeta Max

Në Shkup plagoset një shtetas i Maltës, katër persona e kanë sulmuar dhe i kanë marrë paratë

Gazeta Max