GazetaMax
Kuriozitete

Rritet gara për Belottin nga klubet e Serie A

Napoli, Roma dhe Fiorentina në garë për Belotti.
Tri ekipe italiane janë pas sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.
Belotti ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij sezoni, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.
Sipas gazetës ‘Tuttosport’, Napoli dhe Roma janë duke e monitoruar sulmuesin, ndërsa edhe Fiorentina i është bashkuar garës për të së fundmi.
Për shkak të lëndimeve të shumta këtë sezon, ai është paraqitur vetëm 18 herë për Torinon, ku ka shënuar pesë gola dhe regjistruar një asistim.
Mbetet të shihet se në cilën skuadër do të luajë Belotti, në sezonin e ardhshëm.

Related posts

PAMJE: Publikohet videoja e përleshjes së Lacazette dhe Cedric në stërvitje në sezonin e kaluar

Gazeta Max

Farat e linit/ Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

Gazeta Max

Finalja Egnatia – Partizani, Arbin Zejnullai nga Tetova – Ylli i mbrëmjes që pritet të shkëlqej

Gazeta Max