GazetaMax
LIFESTYLE

Rritet numri i personave me depresion

Shkup, 18 Dhjetor – Shoqëria jonë po bie në depresion dhe për këtë kanë ndikuar ngjarjet e viteve të fundit si pandemia, lufta në Ukrainë, kriza ekonomike dhe alarmet e shpeshta për bomba në disa objekte. Vetëm gjatë tre viteve të fundit që nga koha kur nisi Covid-19, më shumë se 42 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shëndetin e tyre mendorë. Gjatë vitit 2022 ky numër arrin në rreth 14 mijë, rreth 2 mijë me shumë se në vitin e kaluar. Megjithatë, mjekët dyshojnë se numri i personave që kanë ngarkesë psikike është shumë më i lartë, por thonë se në vendin tonë ende ekziston paragjykimi se nëse viziton psikiatrin je i çmendur. Psikiatri Kadri Haxhi Hamza thotë se ky perceptim ka filluar të ndryshojë paksa tek gjeneratat më të reja.

“ Kur paraqiten problemet e natyrës si: personi  nuk dëshiron të komunikojë, nuk dëshiron të shkojë në punë, nuk do që të shkojë në shkollë,  çdo gjë i duket e rëndë,  Unë shpesh them me studentët e mi, kur të ju vijë situata që të mbuloheni me jorgan dhe thoni “ jo unë më nuk jam këtu, kjo nuk është realiteti im, po është ëndërr” atëherë është koha t’i drejtoheni profesionistit, sepse ajo është shenja e parë e depresionit. Domethënë, njeriu e humb lezetin e jetës, nuk do që të jetojë, nuk ndjen kënaqësi në jetë”, tha Kadri Haxhi Hamza- psikiatër.

Një gjendje e tillë e shëndetit mendorë po rrezikon edhe familjen, thotë sociologu Ilija Acevski. Sipas tij, me të rrezikuara janë familjet që janë të shqetësuara për mbijetesë dhe këtu siç thotë duhet të ndërhyjnë sa më shpejt institucionet që kjo situatë të tejkalohet.

“Veçanërisht numri i atyre që luftojnë për mbijetesë, ata jo vetëm që janë në depresion, ata kanë një revoltë brenda vetes se si të dalin nga ajo situatë. Rritet numri i ndarjeve, ulet numri i kurorëzimeve, përqindja e dhunës rritet dhe jo vetëm në shkolla. Çdo ditë dëgjojmë lajme se dikush ka sulmuar dikë. Të krijohet një atmosferë pozitive. Këtu luanë  rol edhe mediat të mos ngarkohen vazhdimisht me informacione negative, të trajtojnë tema më  të gëzueshme. Çdo i dyti tashmë vuan nga një lloj depresioni. Pastaj dhuna hibride që ndodh kohët e fundit, gjithashtu ndikon”, u shpreh Ilija Acevski- sociolog.

Të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë  se numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë të këtij viti  është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa. Ndërsa vetëm gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti janë pranuar 521 raportime për divorce.

Related posts

7 shenjat që tregojnë se vuani nga hernia diskale

e-max

Ju prezantojmë talentin shqiptar nga Italia ai vjen me “Falem-nderit”

e-max

Enca ja qet ‘flakën’ sheikëve, ekspozon asetet e saj bombastike në Dubai

e-max