GazetaMax
Lajme

Rruga Dibër-Kërçovë, për 3 muaj janë shtruar vetëm 1km

Dibër, 8 Shtator – Aksi rrugor nga Izvori deri te ura e qytetit të Dibrës ka një gjatësi afër 19 kilometra dhe mundëson lidhjen e Dibrës me Kërçovën, ndërsa shkurton rrugën nga 86 në 19 km. Po ashtu, kjo rrugë do të ringjallë edhe fshatrat që janë në këtë pjesë të vendit.

Afati për ndërtimin e rrugës Dibër-Kërçovë ishte deri në vitin 2015, por punimet janë zvarritur.

Në muajin maj ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski paralajmëroi se janë ndarë 20 milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge, por pa dhënë afat deri kur do të përfundojë.

Aleksandër Zdraveski, udhëheqës i punimeve për “TV21” tha se kanë arritur të realizojnë vetëm kilometrin e parë të trasesë, për shkak të vështirësive që kanë hasur në një pjese të vështirë të malit.

“Punimet po zhvillohen në disa segmente. Segmenti i parë prej 1km e 200,300 deri në 890 këtu, d.m.th. 1 km e diçka, janë zhvilluar me ngecje të vogla, pastaj vazhdimi. Problem më të madh kemi pasur minimin e këtij mali me një thellësi 20 metër, këtë pjesë e kemi kaluar, pjesa tjetër është Zemjan, Masi dhe është depërtuar deri në nivelin e shtratit“, tha Aleksandër Zdraveski, udhëheqës i punimeve.

Në këtë rrugë punojnë 4 kompani, ndërsa kompania nga Kërçova ka për realizim vetëm 5 km nga Izvori, 14 km të tjera i realizojnë kompani të tjera, të cilat sipas informacioneve po punojnë në anën tjetër.

Nga Ndërmarrja Publike ”Rrugët Shtetërore” i thanë se po punohet intenzivisht nga të dyja anët dhe se janë realizuar 23% të punimeve, ndërsa afati për përfundimin e së njëjtës është deri në nëntor të vitit 2023.

“Për ndërtimin e rrugës rajonale R2246, konkretisht segmentin Izvor (kryqëzimi me A2) deri në Urën e Qytetit-Dibër, ju njoftojmë se punimet ndërtimore janë në vazhdim e sipër. Ndryshe gjatësia e segmentit Izvor- Ura e Qytetit është 19 km, për të cilin nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore janë siguruar 23,74 milionë euro. Afati i planifikuar për ndërtimin e këtij seksioni është nëntori i vitit 2023. Aktualisht po punohet për pastrimin e trasesë, gërmimin e punimeve tokësore dhe ndërtimin e argjinaturave, punimet e betonit, tombinave etj. Deri në këtë janë zhvilluar 23% të realizimit të punimeve të ndërtimit”, thonë nga Ndërmarrja Publike ”Rrugët Shtetërore”.

Kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore që lidh Dibrën me qytete të tjera të vendit, Hekuran Duka kryetarë i Komunës së Dibrës tha se përfundimi i rrugës Dibër-Kërçovë ka një domethënie shumë të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të saj, si dhe si dhe lidhja e Dibrës me korridorin 8 e cila ju mundëson dibranëve lidhje me Gostivarin, Tetovën dhe Shkupin e nëpërmjet së cilës ata komunikojnë edhe me qytete të tjera të vendit.

Related posts

Pendarovski: Rrethi i parë i votimit më 24 prill do ta paralajmërojë fituesin e 8 majit

Gazetamax.mk

Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

Gazetamax.mk

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazetamax.mk