Pronarët e objekteve hotelierike dhe dyqaneve përgjatë shëtitores së Drinit të Zi në Strugë, me paratë e tyre, secili me nga 100 euro, i zëvendësojnë llambat jofunksionale. Për Alsat, ata thonë se morën një hap të tillë me qëllim që shëtitorja të mos mbetet në errësirë gjatë sezonit turistik.
“Shëtitorja është ndriçuar tani. Më parë si ishte situata? Njëra ndriçonte, dy nuk po ndriçonin, një nuk funksiononte si duhet”, tha një gastronom.
Struganët ankohen se të gjitha rrugët në qytet janë në errësirë dhe se ndriçimi nuk funksionon.
“Janë të prishura, nuk i rregullojnë në kohë. Duhet të ndriçohet i tërë qyteti. A ka rrugë në qytet që nuk ndriçohen? Po, ka. Në rajonin e parë dhe të tretë nuk ka aq shumë ndriçim rrugor”, tha një qytetar.
” Ndriçimi është shumë i keq në rrugë dhe në ndërtesa, ka qen, nuk mund të shohësh asgjë. Situata në qytetin e Strugës është shumë e tmerrshme. Sapo vini nga stacioni i policisë në qytet, nuk ka ndriçim rrugor”, shtoi një tjetër.
“Nuk ka ndriçim rrugor, në godinën time ku unë jetoj, një natë ka, pesë mbrëmje nuk ka ndriçim. Kush është përgjegjës, të marrë masa, t’i zgjidhë gjërat. Ne paguajmë, pse të mos kemi ndriçim rrugor?”, tha një tjetër qytetar.
Në Komunën e Strugës pyetëm se kur planifikohet të zgjidhet problemi, por nuk morëm përgjigje. Sipas informacioneve të Alsatit, është duke u zhvilluar procedura për lidhjen e kontratës me një partner privat për ndriçimin publik, sepse ka skaduar kontrata paraprake.