GazetaMax
Lajme

Rrugët të lagështa, LAMM rekomandon vozitje e kujdesshme

Shkup, 20 nëntor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e vendit, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Osmani nesër në Podgoricë merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut

Gazeta Max

Mesazhe për integrimin e rajonit në sesionin “Çka pas luftës në Ukrainë?”

Gazeta Max

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë

Gazeta Max