GazetaMax
Lajme

Ruskovska: Drejtësia duhet të fitojë, nëse nuk fitoj, do ta pranoj humbjen

Shkup, 7 Nëntor – Prokurorja publike Vilma Ruskovska, kandidate për mandatin e ri për pozitën udhëheqëse në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot tha se nëse humb këto zgjedhje do ta pranojë humbjen.

Ajo ende pret të fitojë me mesazhin se “drejtësia duhet të triumfojë”.

“Nuk kam informacion nga asnjë koleg që ka presion. Nëse këto zgjedhje nuk janë të drejta, kur votojnë prokurorët, atëherë çfarë mund të presim nga zgjedhjet e tjera. Jam absolutisht e sigurt se do të jenë të drejta”, tha Ruskovska para votimit.

E pyetur nëse do të fitojë një kandidat tjetër, kjo do të thotë se drejtësia nuk do të fitojë, Ruskovska u përgjigj: “Shpresoj se po, i respektoj kolegët e mi, shpresoj se do të vazhdojnë aty ku e lashë. Ajo nuk ka dashur të përgjigjet se për kë do të votonte, nëse nuk do të ishte kandidate.

“Dhe kjo është një pyetje interesant, vërtetë,” u përgjigj Ruskovska.

Sipas saj, karrigia e shefit është e nxehtë dhe shton: “Nuk është vetëm të jesh shef. Pritet shumë më tepër se kaq”.

Nëse fiton, Ruskowska tha se do të vazhdojë aty ku e la.

“Edhe një herë dua të theksoj se ligji dhe drejtësia duhet të zbatohen për të gjithë. Dhe nuk duhet të ketë mosndëshkim”, shtoi Ruskovska.

Ajo nuk ka komentuar nëse është e kënaqur me punën e PKK pas suspendimit.

“Nuk dua të dalë se po bëj një lloj kontrolli nga larg”, shtoi Ruskovska.

Related posts

Kovaçevski: Proceset që janë me rëndësi strategjike nuk mund të jenë lëndë e shantazhimit

Gazetamax.mk

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazetamax.mk

“Heshtja vret” e Mimoza Mustafai-Jonuzit edhe në duart e maturantëve të gjimnazit “Cvetan Dimov”- Shkup

Gazetamax.mk