GazetaMax
Showbizz

Russell Brand akuzohet për përdhunim e sulm seksual

Komediani britanik, Russel Brand, është akuzuar për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual, në periudhën 1999-2005.

Akuzat lidhen në raste me katër gra.

Brand është intervistuar në disa rate nga policia që kur u publikuan hulumtimet në media që tregonin pretendimet serioze ndaj tij.

49-vjeçari i pati quajtur pretendimet “shumë, shumë lënduese”, duke shtuar se raportet e tij gjithmonë kanë qenë në pajtim me palën tjetër.

Në një deklaratë të shkurtër, Policia në Britani të Madhe ka bërë të ditur se e ka njoftuar Brandin se për çka po akuzohet. Bëhet fjalë për përdhunime, sjellje të pahijshme e sulme seksuale që kanë ndodhur në vitet 1999, 2001, 2004 dhe 2005.

Brand duhet të paraqitet në gjykatë më 2 maj. Ai besohet se është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brand u bë i famshëm fillimisht si komedian me paraqitjet stand-up, ndërsa më pas u kthye në yll televiziv me prezantimin e një serie të reality-shows. Ka udhëhequr edhe ceremonitë Brit e MTV. Në Hollywood mori vëmendje me paraqitjet në filmat si “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him To The Greek”.

Related posts

Taha, futbollisti nga Libani që adhuron këngën “Origjinale” të Aurela Gaçes

Gazeta Max

Ky projekt nuk është thjesht një këngë – është një homazh për rrënjët tona, Aleksander Gjelaj vjen me “Bani marshallah”

Gazeta Max

Reperi Buta me pranga para gjykatës, akuzohet për shitblerje të drogës dhe armëmbajtje pa leje

Gazeta Max