GazetaMax
LAJME

Sa është e rëndësishme për Maqedoninë, fitorja e Makronit në Francë?

Shkup, 25 prill – Çfarë do të thotë fitorja e Emanuel Makron për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët me vite presin para derës së BE-së? Kjo është çështja e cila po analizohet në vend dhe rajon, pas fitores së presidentit të deritanishëm të Francës, i cili dje e mori besimin e votuesve për edhe një mandat tjetër pesë vjeçar. Me këtë Makron, u bë presidenti i dytë me radhë francez, pas Zhak Shirak, i cili mer mandat të dytë me radhë, transmeton Zhurnal nga DW.

“Urime deri te Emanuel Makron për fitoren e tij në zgjedhje. Ky sukses vjen në kohë të sfidave kur përzgjedhja proevropiane është me rëndësi të veçantë. Shpresoj se do të vazhdojmë me bashkëpunim të cilat përafrojnë vendet dhe popujt tanë”, ka uruar Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Por sa do të ndikojë kjo fitore e Makron në përafrimin e Maqedonisë drejt BE-së, në rrethanat e tanishme, me sfida sigurie dhe probleme me fqinjët?

“Çështja e zgjerimit të BE-së nuk ishte eksplotuar në këtë fushatë të Markon, por nga bashkëpunëtorët et ij të afërt, nga njëra anë e qartë ishte revandikacioni i Ukrainës për pranim të shpejtë në BE, e paralelisht këtu janë dhe shtetet tjeranga Ballkani Perëndimor”, thotë profesori Nano Ruzhin.

“Makron është i vetëdijshëm se shtetet nga rajoni treguan disponim pro-atlantik, por nuk kanë kapacitete të mëdha ushtarake. I vetëdijshëm është se shtetet nga Ballkani Perëndimor vendosen në situatë të pakëndshme dhe të rrezikshme, të cilat mund të anojnë ndaj ndikimit rus, por edhe të dëshpërohen nga pritja e gjatë para dyerve të BE-së. Lajm i mirë është që Makron është euro-optimist. Ai i njoftoi shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë dhe tonën, por gjithashtu vështirë është të besohet se deri në fund të gushtit, kur përfundon kryesimi francez me BE-në, por edhe kur të mbahen zgjedhjet parlamentare në Francë, do të ndërmeret ndonjë hap më serioz. Kur bëhet fjalë për aspiratat e reja nga Ballkani Perëndimor, mendimi publik nuk është shumë i orientuar drejt zgjerimit. Ngushëllimi i vetëm është që kriza ukrainase ka afruar partnerët evropoan dhe ndoshta pikërisht në një situatë të tillë ekzistojnë disponime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, konsideron Ruzhin.

Fitoi Evropa

Konstatimi i përgjithshëm i liderëve botërorë është se me fitoren e Makron, ka fituar Evropa. Rezultatet zyrtare pritet të dalin të mërkurën, ndërsa sipas informatave të Ipsos/Sopra Steria për Emanuel Makron kanë votuar 58,8% gjegjësisht 20 milion francezë, ndërsa 14 milion për Marin Le Pen. Janë evidentuar gjithashtu edhe rreth 28,2% ose 5 milion votues të cilët kanë abstenuar, që është abstenim rekord që nga viti 1958.

Sipas Ruzhin, në periudhën në vijim, Makron do të përpiqet që në zgjedhjet parlamentare në qreshor, Franca të bëhet me kryeministër të afërt me idetë e tij, por në asnjë rast të mos jetë euro-skepticistja Marin Le Pen, e cila tani llogaritet si lidere e opozitës.

“Franca i tregoi Makronit se është dëshpëruar nga mandati i tij i parë dhe për këtë duhet të jetë më i kujdesshëm me veprimet e tija. Është i vetëdijshëm se numër i madh i votuesve të tij kanë votuar për të, edhe pse nuk e pranuan programin e tij. Franca jeton në një konstelacion të rëndësishëm të frakturës sociale, kulturore dhe politike, e për këtë do të përpiqet të kënaqë shijet e francezëve”, thotë Ruzhin.

Ruzhin rikutjon se nga paradigmat kryesore zgjedhore të Makron ishin të koncenturara mbi ekologjinë, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër djathtistëve ekstrem. Për këtë, ajo që dje tërhoqi vëmendje në këtë kontekst, është edhe rezultati nga zgjedhjet parlamentare në Slloveni. Atje fitoi partia “Lëvizja Liria”, e udhëhequr nga Robert Gollob, 55 vjeçar ekspert për sistem elektroenergjetik, ish sekretar shtetëror për energjetikë në Ministrinë sllovene për ambient jetësor, ndërsa më parë dhe udhëheqës i ekipit negociues të Sllovenisë për politikat energjetike nëbisedimet negociuese në BE./Zhurnal.mk

Related posts

Fatura të rrymës në këste, ngrohje me dru, duhet gjetur mënyra për mësim por asesi online për nxënësit

e-max

Skiliftet nuk punojnë, skijuesit ia mësyjnë malit në këmbë në Kodrën e Diellit

e-max

Prezantim i raporteve monitoruese për barazi gjinore

e-max