Duanë për ta rrëzuar hajnatë
qeverinë Kurti, qeverinë më të pakorruptuar
të pasluftës.
Populli i Kosovës është i mençur,
thirrjet për protesta kundër një qeverie,
e cila, që prej se i ka fituar zgjedhjet,
në mënyrë konstante
është angazhuar për të luftuar
hajnitë dhe korrupsionin.
Qytetarët duhet të vetëdijesohen
se protestat për ta rrëzuar Qeverinë aktuale
po i kërkojnë ata politikanë,
të cilët pas luftës
janë pasuruar me hajni dhe korrupsion.
Qytetarët e Kosovës
këto protesta do t’i bojkotojnë,
pasi janë kundër interesave jetike
të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Protestat paqësore janë e drejtë demokratike
e qytetarëve,
por qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime,
të cilat vendin e qeverisin pa hajni dhe korrupsion,
nuk rrëzohen në mënyrë të dhunshme.
Qeveria aktuale,
posa i fitoi zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme,
premtoi se atyre që i kanë krijuar
pasuritë në mënyrë të kundërligjshme
do t’u konfiskohen ato.
E këta, të tronditur nga kjo masë ligjore,
shohin ëndrra se Qeverinë aktuale
do ta rrëzojnë me protesta,
duke bërtitur dhe hedhur parulla
kundër saj.
Nëse Kosovës përsëri i kthehen ata politikanë,
të cilët tokë të Kosovës i falën Malit të Zi
dhe u pasuruan me hajni dhe korrupsion,
me ngritjen e gishtit të tyre në Parlament
krerët e UÇK-së i dërguan në Hagë për t’i dënuar,
Kosova ditë të bardha kurrë nuk ka për të parë.
Burimi: Botasot
