GazetaMax
Lajme

Sali: Pacientët nuk duhet të jenë viktimë e grevës

Shkup, 9 Shtator – Pacientët nuk duhet të viktimizohen përshkak të kërkesave të puntorëve të shëndetësisë, është qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali.

Kushtëzimi me grevë nuk është mënyra për gjetjen e gjuhës së përbashkët. Sipas tij nuk janë në grevë të gjithë mjekët amë, por vetëm një pjesë e vogël prej tyre.

Thotë se me mjekët amë tani më 8 muaj janë në bisedime.

Kryetarët e të tre shoqatave janë të njoftuar se çfarë është punuar deri më tani. Bojkotimi i punës është presion mbi punën  e Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor.

“Ne dëshirojmë që të gjitha pikat, të gjitha kërkesat që i vlerësojmë legjitime, ti mundësojmë dhe të themi: po, reformat në shëndetësinë primare janë këto dhe mënyra e funskionimit është kjo, të mbulohet në të gjitha pjesët e shtetit dhe me gjithë këto do ta sigurojmë me mjete shtesë në sistem. Ne duam që kjo të jetë në një pako dhe jo në çdo muaj nga një ose dy kërkesa miratohen, pasi që ashtu ne gjithë kohës do të mirremi me promovimin e mbrojtjes shëndetësore primare duke e ditur se në çfarë kushte punojnë punonjësit shëndetësor – tha Ministri i Shëndetësisë, Belim Sali.

Për momentin sistemi shëndetësor disponon me 350 mijë vaksina me afat skadimi deri në fund të vitit, njoftoi Sali.

Edhe pse ka mjaftueshëm vaksina interesi për imunizim është zvogëluar. Janë siguruar vaksina edhe për gripin sezonal. Përmes grandit të Europës janë siguruar katër automjete të pajisura për ftohje, me të cilat mund të trasnsportohen vaksinat.Vlera e tyre është 6 milion denarë si dhe 35 furnizues biomjeksorë me temperaturë të ulët të ftohjes në vlerë prej 10 milion denarë.

Related posts

Pro Rusi Apasiev misafir special në kongresin e Aleancës?!

Gazetamax.mk

“E çova në fushë dhe vrava”/ Publikohen detajet, ja si daja masakroi me kaçavidë mbesën 11-vjeçare

Gazetamax.mk

Stojmenov: Zaev ma bllokoi ndërtimin e hotelit përballë Beko-s, kishte presion ta shesë më lirë

Gazetamax.mk