GazetaMax
Lajme

Sallahu: Hapi i parë për largim të obezitetit është largimi i ushqimit të tepërt

Obeziteti ndryshe i njohur si sëmundje moderne kronike nënkupton mbipeshën te disa persona. Arsyet për këtë gjendje shëndetësore mund të jenë të ndryshme, por formula e luftimit të saj zakonisht është e njëjta.

Ferat Sallahu, kirurgu abdominal në programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka treguar për problemet të cilat i shkakton obeziteti. Shtypja e gjakut, diabeti e telashet në sistemin kardio – vaskular janë disa nga to.

Obeziteti shumicën e rasteve shfaqet si deponim i yndyrnave në trup, ndërkaq ka raste kur paraqitet edhe me çrregullime hormonale e trashëgimi të saj.

Te trashëgimia duhet të dijmë cili ka qenë faktori, nëse nëna ose babai ka qenë në obezitet, atëherë fëmija duhet të mendoj cilat produkte duhet t’i eliminojë”, tha Sallahu.

Sipas kirurgut Sallahu hapi i parë për largim të obezitetit është largimi i ushqimit të tepërt.

Energjia duhet të shpenzohet, me aktivitet fizik, me dieta të caktuara, përdorimi i frutave, perimeve e sallatave, ecja minimum gjysmë ore”, u shpreh ai.

Related posts

Grubi: Përmbushëm premtimin para afatit të parashikuar, rritëm përsëri pagën minimale

Gazeta Max

APKE: Suksesi i procesit të zgjerimit është në interes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës

Gazeta Max

Ministria e Shëndetësisë “e përgjumur” Kumanova ka mungesë të barnave!

Gazeta Max