GazetaMax
Lajme

Samiti i Procesit të Berlinit më 3 Nëntor, synohet ujdia për tregun e përbashkët rajonal

Berlin, 11 Shtator – Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz, raporton Koha.net. Ai dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij.

Mbajtja e këtij Samiti, nga njohësit e integrimeve evropiane, shihet edhe si vëmendje politike e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Samitin e 3 nëntorit për KosovaPress e kanë konfirmuar nga Qeveria e Gjermanisë.

Mbajtjen e Samitit e mirëpresin në Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se janë të interesuar për krijimin e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku i jepet incentivë lirisë së lëvizjes së qytetarëve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Related posts

Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Gazetamax.mk

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

Gazetamax.mk

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Gazetamax.mk