GazetaMax
Lajme

Sanksionohen 164 shoferë

Shkup, 8 Maj – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 164 masa, nga të cilat 35 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, njofton MPB.

Janë vendosur 43 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, dy masa për përdorim celular, dy sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, 21 për parkim të paligjshëm.

“Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftim.

Related posts

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazeta Max

Djegia e autobusit në Prishtinë, policia nis hetimet

Gazeta Max

Bekim Sali: Pas vetes po lëmë projekte për të cilat do të mburremi tërë jetën, do të mbetem në shërbimin e qytetarëve

Gazeta Max