GazetaMax
Teknologji

Së shpejti, chatbot do t’ju dërgojnë mesazhe “të pakërkuara”

Meta është duke testuar chatbot me inteligjencë artificiale që do të dërgojnë mesazhe private të para përdoruesve në platformat Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Sipas raportimit të TechCrunch, përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale mund të marrin mesazhe të pa kërkuara nga një chatbot i quajtur “Maestro i magjisë filmike”, i cili mund t’i pyesë nëse u kanë pëlqyer tingujt muzikorë në ndonjë film dhe t’u ofrojë rekomandime për një mbrëmje filmike.

Sidoqoftë, nëse përdoruesi nuk përgjigjet në përpjekjen e parë për komunikim, chatbot-i nuk do të dërgojë mesazhe të tjera, ka sqaruar kompania.

Meta shton gjithashtu se mesazhet mund të dërgohen vetëm brenda 14 ditëve nga biseda e fundit dhe vetëm nëse përdoruesi ka shkëmbyer të paktën pesë mesazhe më parë me chatbot-in.

Pas kësaj iniciative qëndron një interes i qartë tregtar. Meta pret që produktet e saj me bazë AI të gjenerojnë 2 deri në 3 miliardë dollarë të ardhura vetëm gjatë vitit 2025, me projeksione që shkojnë deri në 1.4 trilionë dollarë deri në vitin 2035.

Të ardhurat pritet të vijnë kryesisht përmes licencimit të modelit gjenerativ LLaMA për partnerët, si dhe nga reklamat e ardhshme gjatë bisedave me chatbot-ët.

Meta nuk ka komentuar se kur dhe si do të integrohen reklamat në këto biseda, por në dokumentet zyrtare përmendet se po shqyrtohen përgjigje të sponsorizuara dhe opsione abonimi si pjesë e strategjisë së ardhshme.

Related posts

Avancon përdorimi i teknologjisë, e-banking dhe e-shëndeti me rritjen më të shpejtë

Gazeta Max

Ky është vendi i parë në botë që ndalon personat nën 16 vjeç të kenë llogari në rrjete sociale, ligji hyn në fuqi vitin e ardhshëm

Gazeta Max

Skenarët/ Nuk është fantashkencë, por një mundësi reale! Çfarë do t’i ndodhte Tokës nga një stuhi diellore ekstreme

Gazeta Max