GazetaMax
Lajme

Seanca e 112 e Qeverisë, ja vendimet

Shkup, 20 Dhjetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e mbajti seancën e 112-të në të cilën e konstatoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative që i kryen Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo Marrëveshje, sipas arsyetimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, hapë mundësinë e krijimit të operacioneve të përbashkëta të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Përfundimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila do të kontribuojë në krijimin e një kuadri ligjor në përputhje me Rregulloren e re 2019/1896 për Rojet Kufitare dhe Bregdetare Evropiane, e cila do t’i mundësojë Agjencisë për Rojet Kufitare dhe Bregdetare Evropiane të dislokojë ekipet e saj, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, menaxhojë kufirin, si dhe të parandalojë bashkë krimin ndërkufitar.

Me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, me kërkesë të vendit tonë është e mundur që në pikat kritike kufitare të vendosen oficerë policorë të FRONTEX-it, së bashku me policët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe do të kontribuojë në rritjen e niveli i bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive si dhe do të ketë mundësi të përdoren të gjitha pajisjet e FRONTEX.

Kontributi më i rëndësishëm me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, është forcimi i sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si partner i barabartë me vendet e tjera anëtare të BE-së, duke ndarë përgjegjësitë për sigurinë e përbashkët kufitare të vendeve në Evropë.

Marrëveshja duhet të ratifikohet për të qenë pjesë e rendit të brendshëm juridik të shtetit. Pas zbatimit të procedurës së ratifikimit, për ratifikimin do të njoftohet shërbimi ligjor i KE-së.

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, me të cilin Komunës së Dojranit i miraton mjete në vlerë prej 65.000.000 denarë, për financimin e projektit “Rindërtimi dhe avancimi i sistemi kolektor dhe impianti për trajtim në Komunën e Dojranit”. Vendimi parasheh që komuna e Dojranit mjetet t’i shfrytëzojë ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë ndarë.

Qeveria mori vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në vlerë prej 200.000.000 denarë për Komunën e Likovës, për financimin e ndërtimit të ujësjellësit. Vendimi parasheh që Komuna e Likovës mjetet t’i shfrytëzojë ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë ndarë.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, u miratua Informata për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2022.

Related posts

Kosova udhëheq në dy komisione të njërit prej forumeve më të mëdha të politikë të Evropës Juglindore

Gazeta Max

Institucionet të gatshme për sezonën dimërore?

Gazeta Max

Haradinaj: Vendimi për themelimin e Ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së

Gazeta Max