GazetaMax
Lajme

Seanca gjyqësore për “Llaskarcën”, Muhamed Zekirin, Bonevën dhe Derkovskin

Shkup, 7 shkurt – Në gjykatën penale sot do të mbahen seanca të reja gjyqësore ku do të gjykohen të akuzuar si Silvana Boneva, Muhamed Zekiri, Oliver DErkovski e të tjerë. Sot gjykim ka edhe për rastin “Llaskarca”, informon Zhurnal.

Në rastin “Drumarina” e dyshuar është ish deputetja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva për mashtrim me llogari fiskale nga pikëpagesat rrugore, me çka ka dëmtuar buxhetin e Kuvendit me 100,000 euro.

Muhamed Zekiri akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Ai pa procedura për furnizim publik ka lidhur marrëveshje për shërbime konsultative për Postën dhe Hekurudhat. Këto marrëveshje peshuan plot 1.5 milion euro.

Në rastin “Llaskarca”, PTHP ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion për fatkeqësinë me autobus në Llaskarcë, e ku humbën jetën 16 persona ndërsa 38 u lënduan rëndë. Akuzë është ngritur edhe kundër pronarit të Durmo Tours dhe personin përgjegjës në kompani. Ata edhe pse e kanë ditur se autobusi nuk është mirë teknikisht, nuk kanë ndërmarë asgjë për ta riparuar atë. Autobusi gjithashtu ka patur të montuar pajisje e cila parandalon matjen e shpejtësisë nga policia./Zhurnal.mk

Related posts

Dëshmi tronditëse e nënës së Adrianës së ndjerë: Vajza ime e shihte si Zot mjekun Nino Vasev, ndërsa ajo u vra në heshtje nga terapia e gabuar

Gazeta Max

Hashim Thaçi e thërret nga Haga në telefon Edi Ramën: Komandanti ishte në formën më të mirë

Gazeta Max

Nesër nis raundi i ri i bisedimeve mes rusëve dhe ukrainasve

Gazeta Max