GazetaMax
Lajme

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë të mërkurën vjen në Shkup

Shkup, 14 nëntor – Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bon, sot në mëngjes në Bruksel konfirmoi se të mërkurën do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Bon këtë e konfirmoi para fillimit të këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku Ballkani Perëndimor është një nga pikat kryesore të rendit të ditës.

Ajo deklaroi se diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Bruksel sot do të jetë rast për të që ta “konfirmojë aktivitetin” e presidentit francez Emanual Makron, si dhe shefit të diplomacisë së BE-së Zhozep Borel “për qetësimin” e situatës, duke aluduar sipas gjitha gjasave për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë javëve të fundit.

Lorans Bon tha se nesër do të shkojë në Shqipëri, ndërsa të mërkurën në Maqedoninë e Veriut.

Porosia e saj në këto dy vende do të jetë që të insistojë në rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në fushën e sundimit të drejtësisë.

Related posts

Bekteshi-Donmez: Do të intensifikohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

Gazetamax.mk

Panovski: Virusi “Kraken” nuk është më i rrezikshëm se llojet tjera të Covid

Gazetamax.mk

Gjobiten 134 vozitës në Shkup, 15 për tejkalim të shpejtësisë të lejuara

Gazetamax.mk