GazetaMax
Lajme

​Sekuestrohen 700 litra vajra motorike të kontrabanduara

Ferizaj 20 Tetor – Policia e Kosovës gjatë një aksioni sot ka ndaluar një automjetnë Sodovinë të Vitisë, të drejtuar nga personi me inicialet B.K. nga Ferizaj, i cili po transportonte 700 litra vajra motorike mallra kontrabandë nga Maqedonia Veriore.

Në njoftim thuhet se fillimisht sot rreth orës 15:00 është pranuar informatë se nga fshati Tanushe e Maqedonisë Veriore është duke lëvizur një furgon i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrakontrabandë dhe dyshohej se mallrat do t’i sjellë në drejtim të Vitisë.

Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato në Drobesh –Viti, përderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjetër transportues WV Caddy, ngjyrë e kuqe me targa vendore, dhe i njëjti është në drejtim të rrugës Viti-Gërlicë.

Gjatë një veprimi taktik policia ka arritur në Sodovinë, komuna e Vitisë, ta ndalojë automjetin në fjalë ku janë gjetur 70 pako me nga 10 litra vaj motorik.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore.

Related posts

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Gazeta Max

Shkrumbohet nga zjarri godina në Dubai! Evakuohen 400 banorë nga godina, PAMJET e frikshme

Gazeta Max

Një fëmijë gjashtë vjeçar mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Gazeta Max