GazetaMax
Ballina Lajme

Sela: ASH e bashkuar, por pa Arben Taravarin, duhet të dorëhiqet/ Taravari ka pasur 2-3 takime me Ali Ahmetin, jo vetëm bisedë telefonike

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për Shqiptarët. Sela tha se për një ASH të bashkuar, duhet të japë dorëheqje Arben Taravari, respektivisht që ASH duhet të jetë pa Taravarin.

“Me fal po, por çka me fal? Tjetri duhet ta kërkojë atë të falurën, që të falesh. Nuk është rëndesë. Nëse vjet ne kemi pasur një debat se si duhet të garojë Aleanca dhe sot po përfundojmë në atë që unë e mendoja, atëherë unë besoj që një falje duhet kërkuar. E në qoftë se ke shkelur rëndë strukturat partiake, organizimin politik të Aleancës për Shqiptarët, duke shkuar me mendjen tënde dhe jo me vendimet e Kuvendit Qendror të bësh koalicione, natyrisht që i ke borxh një falje publike të gjithë anëtarësisë së ASH-së, edhe ata që u manipuluan nga idetë e këtij zotëriu, që po e shohim ku po përfundon sot. Kur një politika kërkon falje, unë mendoj se falja e politikanit duhet të jetë konkret, dhe jo vetëm një fjalë goje. Këto lloj tendenca…Gazetari: Që i bie? Të japë dorëheqje.”, tha mes tjerash Sela.

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha se ka pasur vetëm një bisedë telefonike. Sela thotë se Taravari ka realizuar 2-3 takime me Ahmetin dhe se ai ka qenë i informuar për këto takime.

“Muhabetet kanë folur në telefon. Se unë nuk di ku nisën e vërteta dhe gënjeshtra. Por kush e ka thënë? Arbeni. Po unë po them se nuk janë biseda në telefon, se unë jam i informuar, por janë takime. 2 ose 3 takime që i kanë bërë bashkërisht z.Ahmeti dhe z.Taravari, kështu që nuk është bisedë në telefon. Gazetari: E keni ditur, apo ju kanë kanë treguar? Jo e kam ditur. Dmth ju ka thënë z.Ahmeti se ka me u pa me Arbenin? Po, po”, tha Sela.

Related posts

Habit modelja Megan Fox: Nuk e kam dashur kurrë trupin tim

Gazeta Max

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazeta Max

Shtabi i krizës në Tetovë me vendim për masa shtesë për mbrojtje nga zjarret

Gazeta Max