GazetaMax
Ballina

Selami fton qytetarët, nëse kanë dyshime në lidhje me saktësinë e njehsorëve elektrikë, ti drejtohen Byrosë për Metrologji!

Sot bashkë me Ministrin e Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, vizituam laboratorinë për kontrollë dhe verifikim të njehsorëve elektrikë ku edhe në vendngjarje kishim mundësinë të shohim se si bëhet verifikimi i tyre për saktësi.

Si drejtor i Byrosë për Metrologji, dua të njoftoj opinionin publik se inxhinjierët tanë me përkushtim dhe profesionalizëm i kryejnë verifikimet e të gjitha njehsorëve elektrikë dhe se ato janë të sakta sipas standardeve dhe parametrave të lejuara sipas IEC.

Laboratoria në të cilin verifikohen njehsorët elektrikë është e Akredituar sipas standardit 17020 nga Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ne si Byro për Metrologji të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithmonë jemi përgjigjur qytetarëve të cilët janë ankuar dhe kanë pasur dyshime në lidhje me saktësinë e njehsorëve (matësve elektrikë) dhe gjithmonë kemi përsëritur verifikimin për saktësinë e tyre, për t’ju shmangur çdo dyshimi të cilin kanë qytetarët.

Ministria e Ekonomisë – Byroja për Metrologji e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fton të gjithë qytetarët të cilët kanë dyshime për saktësinë e njehsorëve elektrikë, që lirisht të kontaktojnë institucionin tonë i cili do ti kontrollojë përsëri njehsorët, që ti hudhin poshtë dyshimet lidhur me shpenzimin e energjisë elektrike.

Njëherit, dua të falenderoj Ministrin e Ekonomisë z. Bekteshin, për përkrahjen e madhe në lidhje me Ligjin e ri për Metrologji të cilin e kemi në fazën e fundit të përpilimit dhe të njëjtin së shpejti do ta propozojmë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për procedurat e mëtejme deri në miratimin e tij. Ashtu siç përmendi edhe Ministri Bekteshi në fjalimin e tij të sotëm, Ligji është plotësisht i transponuar dhe i harmonizuar me rregullativën evropiane, me të cilin do të rritet kualiteti i inspektimeve dhe akreditimeve të cilat janë nën ingerenca të Byrosë. Ai gjithashtu shtoi se, përveç pajisjeve të laboratorive dhe instrumenteve, Byroja do të ketë obligim të bëjë kontrollë për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për qytetarët, që të mos hamenden në momente të caktuara.

Related posts

Përfitimet dhe efektet anësore nëse pini çdo ditë çaj të zi

Gazetamax.mk

“Is this Love” nga Egzon një këngë dhe klip unik

Gazetamax.mk

Arjola publikon momentin duke u grimuar, rezultati do t’iu lë pa fjalë!

Gazetamax.mk