GazetaMax
Lajme

Selimja rrëfen tradhtinë e bashkëshortit: I kapa videot në telefon: “E kam shoqe prej kohësh”

Selimja është ndarë prej 10 vitesh me bashkëshortin e saj, Yzeirin edhe pse jo në rrugë ligjore. Ajo shpjegoi në “Shihemi në Gjyq” se ka mësuar që ai pasuritë e përbashkëta në Shqipëri e Greqi i ka kaluar nën emrin e vet dhe të djalit duke e lënë Selimen pa asgjë.

Por në pjesën e dytë të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Selimja thotë se burri që ajo i besoi në 45 vite martesë me të cilin ka 3 fëmijë e që i dorëzonte të ardhurat e 40 viteve, ka gjetur dikë tjetër.

Selimja: Me burrin kam shumë kontradikta tani, shumë dallavere me një fjalë. Ai, i kapa nja dy mesazhe në telefon dhe thoshte “e kam një shoqe në Lushnje, e kam prej kohësh”.

Ardit Gjebrea: Çfarë kishte?

Selimja: Kam një shoqe thoshte por e kam prej kohësh.

Ardit Gjebrea: Një shoqe në Lushnje?

Selimja: Edhe unë nga ai mesazhi, i bëj ndarjen se unë të punoj si qeni…

Eni Çobani: Shoqe, tani mund të ketë shoqe Yzeiri por s’e ka…

Ardit Gjebrea: I ka kapur mesazhet.

Selimja: Video, jo mesazhe, video.

Ardit Gjebrea: Video?!

Selimja: Po, që flisnin njëri me tjetrin. Unë të punoj si qeni 40 vjet dhe ti të bësh çfarë të të dojë qejfi, nuk më ka pyetur për asgjë, çfarë ka bërë, çfarë s’ka bërë, lekët i kemi nëpër banka, s’ma ka shkruar emrin në asnjë vend, unë dua të më shkruhet emrin nëpër banka. Ka dy emra nëpër banka, Yzeir dhe Thoma. Edhe në Greqi kemi lekë në bankë, as atje s’ma ka shkruar emrin. Edhe ai mua më ka nxjerrë çfarë të të them!

Eni Çobani: Pra ti dyshon që ai është lidhur me dikë…

Selimja: Unë nuk e di çfarë ka bërë ai me jetën e vet, meqenëse ai e bëri kështu, unë dua familjen time, dua kalamajtë e mi, ai le të vazhdojë jetën e vet meqenëse e zgjodhi, mua të më kthejë djersën time dhe të shikojë jetën e vet.

Selimja shton se bashkëshorti ka gjetur si justifikim mungesën e saj në shtëpi për shkak të ndihmës që i ofron vajzës së tyre në Itali.

Selimja: Burri im dashuron një tjetër dhe të thotë ku të kam parë! Po unë që kam rritur tre fëmijë? tani gjeti justifikim se gocën e kam me probleme atje në Itali, pse ndihmoj gocën unë, i mbaj fëmijët, ia çoj në shkollë, ia marr, “eh, ti e ke mendjen te goca”, po tani gocën ta lëmë rrugës? Unë jam nënë, nëna shkon atje ku është më keq.

Eni Çobani: Ashtu është!

Ardit Gjebrea: Po pse ai rpandaj i shkruan zonjës?

Selimja: Po prandaj, gjoja…se s’di ku të kapet se e kapa unë.

Eni Çobani: Ka gjetur arsye se “më ke lënë vetëm, kur mëke lënë vetëm unë kam gjetur një zgjidhje tjetër”, ka gjetur një zonjë, e kupton? Pra nëse ti po merresh me vajzën unë po merrem me këtë zonjën.

Selimja: Unë iki në orën 5 të mëngjesit e vij në 1 të natës.

Eni Çobani: Po ai pse s’vjen te vajza?

Selimja: E kam kapur për dore, hajde rrimë bashkë, ndihmojmë gocën, s’do t’ia dijë fare. Ka mbaruar çdo gjë. Zonja Eni, unë kam shpresë vetëm te ti se ka mbetur ti dhe Zoti. Të gjithë ma kanë pasur me hile.

Selimja përmbyll duke thënë se tashmë nuk dëshiron asgjë, do vetëm familjen e saj dhe atë që i takon nga pasuria./tvklan.al

Related posts

Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Gazetamax.mk

Hulumtim/ Rreth 42,5 për qind e nxënësve konsiderojnë se ka dhunë në shkolla, një e katërta i raportojnë ato

Gazetamax.mk

Arrestohet një i arratisur nga burgu, kthehet për ta vuajtur dënimin

Gazetamax.mk