GazetaMax
Lajme

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni

Shkup, 13 janar – Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për kompensimin e orëve të humbura mësimore që kanë të bëjnë me zgjatjen e pushimit dimëror dhe alarmet e rreme për bomba. Madje, për këtë të fundit Shaqiri tha se nuk parashikohet që të kalohet në mësimin online por kërkoi nga institucionet përkatëse zbulimin sa më të shpejtë të autorëve të alarmeve për bomba.

Siç tha Shaqiri, qëllimi i kërcënimeve është humbja e orëve mësimore posaçërisht për nxënësit e vitit të katërt.

“Po shqyrtohet mundësia që për këto dy, respektivisht tre ditë pune të punohen në muajin Qershor ose në përmbyllje të vitit mësimor. Qëllimi i alarmeve për bombë është të humbet mësimi në shkollat e mesme, më shumë në shkollat e mesme, posaçërisht në vitet e katërta ku janë maturantët. Ata që kanë këtë qëllim të keq mos ta përsërisin të njëjtën mirëpo kjo nuk nënkupton se do të zgjidhet problemi.

Nëse me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë kemi alarme intensive ose më shumë probleme do të shqyrtohet çdo mundësi por vlerësoj se mësimi online nuk është zgjidhje e problemit që nënkupton se duhet të zbulohen fajtorët sa më shpejt”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Stefkovski sjell 16 projekte të reja për Gazi Babën – Investime të mëdha në infrastrukturë, arsim dhe kushte më të mira për qytetarët

Gazeta Max

Jeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike

Gazeta Max

MEPSO dhuron si donacion aparat ultrazëri për Spitalin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – “Nëna Terezë” në Çair

Gazeta Max