GazetaMax
Lajme

Shaqiri: Vajzat dhe gratë në shkencë kanë rol të pazëvendësueshëm, reforma në arsim zvogëlon hendekun gjinor

Shkup, 7 shkurt – Roli i gruas është i pazëvendësueshëm në sferën shkencore dhe teknologjike dhe rrjedhimisht në zhvillimin e bashkësive ku ata punojnë dhe jetojnë. Një nga parimet kyçe mbi të cilat bazohet reforma e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është barazia gjinore. Vajzat nuk kanë më pak aftësi për shkencë dhe kërkime në krahasim me djemtë. Që të mundësojmë rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije në përputhje me prirjet dhe interesat e tij autentike, fillojmë nga baza – trajnimet e mësimdhënësve, pastaj përmes realizimit të mësimdhënies si dhe aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore theksoi ministri Jeton Shaqiri në panel diskutimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë, 11 shkurt, organizuar me iniciativë të bashkëshortes së presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska.

Duke theksuar se gjithçka fillon me interesin dhe dëshirën e nxënësit, Shaqiri theksoi se arimimi është ai që i jep shtysë zhvillimit të afiniteteve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut zbaton politika që çojnë drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor. Pavarësisht se sa kritikë jemi, të dhënat tregojnë se vendi ynë është lider në Evropë për sa i përket numrit të grave hulumtues siç tregohet në raportin e fundit të UNESCO-s.

Kjo është meritë e madhe për sistemin arsimor, të cilin ne po përpiqemi ta ngremë një shkallë më lart”, theksoi ministri.

Procesi edukativo-arsimor vëmendje të veçantë i përkushton nxënësve të talentuar. Ata dhe mentorët e tyre marrin mbështetje të vazhdueshme, funksionon sistemi i bursave dhe shpërblimeve, përforcojmë kompetencat e mësimdhënësve për zbulimin e nxënësve të talentuar, veprojmë duke modernizuar programet mësimore dhe fuqizojmë infrastrukturën arsimore, ndërsa kontribuon edhe sistemi i garave. Gjithashtu mundësitë janë njësoj të hapura si për djemtë poashtu edhe për vajzat.

Nxënësit e shkollave të mesme të cilët do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në universitete vendase apo prestigjioze të huaja përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por gjithashtu kanë mundësi të përdorin bursa për qëndrime studimore dhe kërkimore në vende të tjera. Maqedonia e Veriut merr pjesë në mënyrë aktive në shkëmbimin e studentëve përmes programit ERASMUS.

Duke folur për mbështetjen buxhetore për përmirësimin e kushteve për punë kërkimore-shkencore, ministri Shaqiri theksoi se financohen projekte kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik dhe po ashtu investohen në zhvillimin e burimeve laboratorike.

“Me këtë rast dua të theksoj vetëm një shembull, se pas më shumë se 20 vitesh, në Fakultetin e Stomatologjisë, Ministria investoi në pajisjen e dy sallave, që është kusht për edukim cilësor të mjekëve dhe shkencëtarëve të ardhshëm. Ne do të vazhdojmë me politika, masa dhe investime që çojnë në mundësi dhe kushte më të mira për zhvillimin dhe përdorimin e të gjithë talenteve për të tejkaluar sfidat bashkëkohore. Ndërsa kjo nënkupton më shumë vajza dhe gra në shkencë”, u shpreh ministri Shaqiri.

Në panel diskutimin morën pjesë ambasadori evropian Dejvid Gir, ambasadorja amerikane Angela Ageler, si dhe prorektorë, profesorë dhe punonjës shkencor.

Related posts

Në janar trend pozitiv i eksportit dhe rritjes së numrit të vendeve të punës

Gazetamax.mk

Çmimi prestigjoz, “Menaxheri më i mirë i vitit në New York” i shoqatës së njohur REBNY u fitua nga shqiptari Driton Sinishtaj.

Gazetamax.mk

Takime me qytetarë, Osmani: Na duhet mbështetja juaj për të udhëheq me shtetin

Gazetamax.mk