SHBA: Ndryshimi i orës, ora verore mbaron të dielën

Në orën 2:00 të natës, orët kthehen një orë prapa, në 1:00. Në New York dhe zonën e Kohës Lindore (Eastern Time), kalimi bëhet nga EDT në EST. 

Qytetarët fitojnë një orë ekstra gjumi, ndërsa lindja dhe perëndimi i diellit ndodhin rreth një orë më herët.

Ky ndryshim prek drejtpërdrejt shqiptarët në, Illinoi, Michigan, Massachusttes, Washington D.C. Florida,New York, dhe zonën e Tri-Shteteve, pasi ndikon në oraret e punës, shkollës, transportit publik dhe takimeve. 

Shumë njerëz harrojnë të ndryshojnë orën në telefonat dhe orët e murit, prandaj këshillohet kontrolli i pajisjeve para gjumit të së shtunës.

Jo të gjitha shtetet e SHBA-së ndryshojnë orën. Hawaii dhe shumica e Arizonës nuk e vëzhgojnë orën verore dhe mbeten gjithë vitin në kohë standarde. Përjashtim bën Komuniteti Navajo në Arizona, i cili e ndryshon orën. 

Po ashtu, territorët si Puerto Rico, Ishujt e Virgjër Amerikanë, Guam, Samoa Amerikane dhe Ishujt Marianë Veriore nuk e praktikojnë këtë ndryshim.

Ora verore në SHBA rikthehet më 14 mars 2027. Deri atëherë, Shtetet e Bashkuara do të funksionojnë me kohën standarde. 

Autoritetet këshillojnë përdorimin e orës ekstra për pushim dhe vëmendje ndaj orareve të trenave, autobusëve e fluturimeve.

Ndryshimi i orës mbetet praktikë e zakonshme në 48 shtete, me qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës së ditës. 

Këtë herë, të dielën, shumica e amerikanëve fitojnë një orë më shumë gjumë.

Burimi:botasot.info