Shehaj: Rrëzimi i Vuçiç tregoi që Rama rrëzohet me protesta, zgjedhje dhe alternativë të besueshme

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipëria nga humbja në zgjedhje e Aleksandar Vuçiçit në Serbi përballë Lëvizjes Studentore.

Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thekson se regjimet dhe autokracitë rrëzohen vetëm nga një alternativë e besueshme politike.

“E para, një alternativë e besueshme është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimet dhe autokracitë”.

E dyta thekson Shehaj, është domosdoshmëria për vijimin e protestës në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën”.Ndërsa të tretën, Shehaj rendit një përgjigje për ftesën që kryeministri Rama bën çdo ditë për protestuesit: ‘Nuk ka dialog, nuk ka marrëveshje’.

“Nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!”, shprehet Shehaj.

Burimi:botasot.info