Shkup, 8 maj – Nën moton “Bëhu njerëzor”, këtë vit Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut tradicionalisht do ta shënojë 8 Majin – Ditën botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Dita Botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe shënohet simbolikisht më 8 Maj në nder të themeluesit të Lëvizjes, Anri Dinan i lindur më 8 maj në vitin 1828. Në periudhën nga data 8 deri më 15 maj, organizata do ta shënojë edhe Javën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në parkun e qytetit te Guaska sot do të organizohet ngjarje me karakter promovuese-argëtuese, ndërsa do të promovohet edhe fushata për ndihmë të parë nën moton Ndihma e parë shpëton jetë me të cilën është parashikuar të realizohen trajnime falas për ndihmën e parë për 25.000 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin.
“Në këto trajnime fëmijët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazë për dhënien e ndihmës së parë si intervenim i shpejtë dhe vital qëllimi i së cilës është të shpëtojë jetë njeriu, por edhe të zvogëlohen komplikimet nga lëndimet dhe invaliditeti”, informojnë nga Kryqi i Kuq.
Në ngjarje do të drejtohen kryetari i Kryqit të Kuq Romel Velev, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, drejtori i Postës së Maqedonisë Vasko Stefanov dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit Aneta Tërpevska.