GazetaMax
Lajme

Shënohet Dita evropiane e luftës kundër trafikimit me njerëz

Shkup, 18 tetor – Në shkollën fillore “Dimitar Miladinov” në Shkup sot përmes prezantimit të këshillave si ta mbrojmë veten dhe më të afërmit tanë nga trafikimi me njerëz do të mbahet ngjarje me qëllim që të ngritet ndërgjegjësimi publik për këtë dukuri.

Për këtë, qëllim,, siç informojnë nga MPB-ja, janë përgatitur materiale informative me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ndërsa fushatën e zbaton Komisioni kombëtar për luftën kundër trafikimit me njerëz dhe migracionit të paligjshëm ë bashkëpunim. me SPB Shkupi, sektorët për parandalim dhe Shoqatës për qytetarët Porta e hapur -La Strada.

Me rastin e shënimit të Ditës evropiane për luftë kundër trafikimit me njerëz, deklaratë për media do të japë sekretarja shtetërore e MPB-së dhe koordinatore kombëtare për luftë kundër trafikimit me njerëz, Magdalena Nestorovska.

Related posts

Klipin e ri të David Dreshaj duan ta bllokojnë por artisti demaskon me lejen që ka

Gazeta Max

Rrëfehet Baton Haxhiu: Kështu më shpallën të vdekur gjatë luftës në Kosovë

Gazeta Max

Donacion për repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës

Gazeta Max