GazetaMax
Lajme

Shinas: Kemi gabuar me Maqedoninë, ajo i përmbushi të gjitha kërkesat, ne e ndaluam procesin

Shkup, 7 nëntor – Shkupi e bëri atë që si Evropë e kërkuam prej tyre dhe sapo e bënë atë, në vend se t’i përshpejtojmë, ne i ndaluam, thotë nënkryetari i KE-së Margaritis Shinas në intervistën për gazetën greke “Katimerini”, në të cilën, midis tjerash, flet edhe për gabimet që i ka bërë Evropa ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përmendur edhe rastin me furnizimin me vaksina, por si shembull karakteristik përqendrohet në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Potencoi se pasi vendi bëri gjithçka të nevojshme, fillimisht u ndalua nga Franca në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa sapo të zgjidhet çështja për Francën, “sërish i ndaluam për shkak të Bullgarisë”.

“Maqedonia e Veriut e pagoi çmimin e jostabilitetit qeveritar në Bullgari. Kjo gjë është e gabuar. Edhe pse ekziston interpretimi, vonesa në tërësi është e gabuar”, thotë Shinas.

Për vizitën e tij të paracakohshme në vendet e rajonit, nënkryetari i KE-së dhe komisar thotë se i ka konstatuar disa gjëra, fillimisht se njerëzit dhe opinioni publik në Ballkan, “në mënyrë të parezervë janë të prirur drejt orientimit evropian”, ndërsa së dyti se “udhëheqësitë përpiqen ta shpjegojnë vonesën në procesin inkuadrues”.

“Gjëja e tretë, gjithashtu shumë e rëndësishme që e pashë është se “ora” politike e zgjerimit është e qartë se vonon lidhur me orën shoqërore. Se njerëzit dërishojnë në Evropë, progresi në negociata nuk është arritur në një shkallë më proporcionale. Kemi vonesë kohore, e cila intensifikohej me ngjarjet në Ukrainë”, thekson Shinas.

Një prej temave për të cilat u fol në takimet në rajon ka qenë çështja e emigrantëve, për të cilën në intervistë thotë se “problemi që tani e kemi në rutën ballkanike është ekzistues”, shton se valët e emigrantëve ilegalë përmes Ballkanit drejt Evropës janë rritur për tri herë, megjithatë situata nuk është e vështirë sa në periudhën e Idomenit, por “fillon të tensionohet nga e para”.

Sipas Shinasit një tjetër gjë që është e rëndësishme është se “na duhet Fronteks kudo”, ndërsa së shpejti do të sistemohet edhe në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Meqë Fronteksi ka mandat ligjor të veprojë në kufijtë vetëm me shtetet e BE-së ndërsa ne dëshirojmë që kjo të bëhet edhe midis tri vendeve si për shembull midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjithashtu na nevojitet edhe pëlqim prej këtyre vendeve, të cilin gjithashtu e kam marrë. U pajtuan se edhe së shpejti do të kemi Fronteks në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thotë Shinas për “Katimerinin”.

Në vigjilje të Samitit në Tiranë muajin e ardhshëm, nënkryetari i Komisionit Evropian thotë se do të duhet të jepet mesazh i sigurisë dhe garanci se veçanërisht në momente të vështira të luftës “në çështjet lidhur me energjetikën, me mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e luftës, përqafimi evropian i mbrojtjes do t’i përfshijë edhe njerëzit e Ballkanit”.

Related posts

Zelensky: Prioriteti ynë kryesor është furnizimi me ndihma i Mariupolin

Gazetamax.mk

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazetamax.mk

Stuhi të forta përfshijnë pjesë të Ballkanit

Gazetamax.mk