GazetaMax
LAJME

“Shkëlqimi i yllit”, një monografi kushtuar legjendës së mundjes, Shaban Sejdiut

Këto ditë ka dalë nga shtypi monografia “Shkëlqimi i yllit”, kushtuar jetës dhe karrierës sportive të legjendës së mundjes ndër ne, Shaban Sejdiut. Autor i monografisë është gazetari i ndjerë Mirosllav Naumovski, ndërsa përkthimin në shqip e ka bërë Agron Ismaili, lekturimin Shkelzen Halimi.

Shaban Sejdiu, njëri nga legjendat e gjallë të Olimpizmit Botëror dhe njëri nga më të mëdhenjtë në sportin e mundjes në nivel Botëror, pjesëmarrës në katër Lojëra Olimpike, ishte për vizitë dje te kryetari i Komunën së Çairit, Visar Ganiu, për t’ia dhuruar një kopje të monografisë që është botim i Komitetit Olimpik dhe siç merret vesh, promovimi do të bëhet më 23 dhjetor.

“Ndihem tejet i nderuar që jam njeriu i parë të cilit kampioni ia dhuron monografinë e tij “SHKËLQIMI I YLLIT” që do ta promovojë më datë 23.12.2022. Bashkë me Sejdiun, në takim kishim edhe njërin nga redaktorët e kësaj monografie të Botuar nga Komiteti Olimpik I Maqedonisë, Zoran Mihajllov”, ka shkruar Visar Ganiu në Facebook.

“Suksesi sportiv i Shaban Sejdiut, që nisi në Shkollën Fillore “Liria” dhe e vazhdoi në një rrugë tejet të veçantë me përplot medalje e trofe në nivel kombëtar e botëror, na bën të ndjehemi gjithmonë krenarë dhe shembull për të gjithë. Uroj kampionin për këtë monografi me të cilën padyshim lenë gjurmë të pashlyeshme tek e ardhmja jonë e suksesshme sportive”, ka komentuar kryetari i Çairit.

Related posts

Pas presidentit Zelensky, ky është personi i dytë që trupat ruse do donin ta eliminonin?

e-max

Amir Elezi i Alternativës: Të shkarkohet drejtori i spitalit të Tetovës, përgjegjësi për skandalin duhet të ketë menjëherë

e-max

Ambasadori Nesho: Për herë të parë një diplomat i shquar shqiptar do ta nderojë OSBE-në

e-max