GazetaMax
Sport

Shkëndija sot mëson kundërshtarët e grupit

Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Ludogorets në “play-off”-in e Ligës së Evropës, kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, do të vazhdojë garën në fazën kryesore të Ligës së Konferencës, që është gara e tretë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube.

Në prag të shortit të sotëm, UEFA i ka zyrtarizuar vazot e grupeve, ku Shkëndija është vendosur në vazon e pestë, bashkë me skuadrat: Breidablik (Islandë), Samsunspor (Turqi), Sigma Olomouc (Çeki), Rakow Czestochowa (Poloni) dhe AEK Larnaka (Qipro).

Shorti do të hidhet sot në orën 13:00, ku kuqezinjtë nga Tetova do të mësojnë gjashtë kundërshtarët e fazës së grupeve. Shkëndija do të zhvillojë tre ndeshje në shtëpi dhe tre në transfertë, ndërsa rivalët do të vijnë nga secila prej vazove të tjera.

Related posts

Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën iku Grubi

Gazeta Max

Mexhiti: Përkatësia etnike së shpejti ne çertifikatatat e lindjes!

Gazeta Max

Gashi: Dëmtimi i kanalit të Iber-Lepenc, akt i dhunshëm terrorist

Gazeta Max