GazetaMax
Lajme

Shoferët privatë kërkojnë takim me Arsovskën, do të qëndrojnë në rrugë gjatë gjithë orarit të punës

Shkup, 2 nëntor – Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë dhe pronarë të autobusëve nga trasnportuesit privatë të “Slloboda prevoz”-it dhe “Mak-ekpres”-it për momentin po protesotojnë në anën e djaththë të bulevardit “Ilinden”, për shkak të borxhit të papaguar nga ana e NQP “Shkupi”, deklaroi për MIA-n, përfaqësuesi i transportuesve, Kemal Muriq.

Në pyetjen se deri kur do të zgjasë bllokada, ai informoi se kjo do të jetë deri në fund të orarit të punës.

“Pasi kërkuam përsëri pranim zyrtar te kryetarja, supozojmë se kjo do të bëhet deri në fund të orarit të punës”, tha ai.

Nëse nga kjo bllokadë nuk ka rezultat, drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski në konferencën e djeshme për media paralajmëroi se të hënën duke filluar nga ora 6 kryeqyteti do të bllokohet plotësisht, gjegjësisht transportuesit privatë do t’i bllokojnë udhëkryqet te QT “Mavrovasja” dhe te Kryqi i Kuq dhe në bulevardin “Ilinden”.

Nga Qyteti i Shkupit dje njoftuan se e ndërpresin kontratën me transportuesit privatë nga “Slloboda prevoz ” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata. Qyteti apeloi deri te transportuesit që të rishikojnë vendimin për bllokimin e Shkupit, sepse, siç thonë ata, kjo nuk do ta zgjidhë problemin.

Gjithashtu, Qyteti i Shkupit njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme do të publikohet një thirrje publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë operatorët privat, me qëllim transparencën më të madhe të procesit dhe zgjidhjen më të lehtë të problemeve të mundshme.

Bllokada e parë e transportuesve privatë u bë më 28 nëntor në udhëkryqin pranë QT “Mavrovasja”, kur rreth 30 autobusë të “Slloboda prevoz” dhe “Mak-ekspres” ishin parkuar në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” me kërkesë “që t’u shlyhen borxhet që të fillojnë sërish punën”.

Related posts

Mickoski: Pushteti po më lufton me fushatë të zezë, por e vërteta është krejtë ndryshe

Gazetamax.mk

Nënshkruhet Protokolli i fundit për kontroll kufitar të përbashkët me Shqipërinë

Gazetamax.mk

Osmani në takimin me “treshen” e OSBE-së me partnerët aziatikë: Duhet bashkëpunim ndaj kërcënimeve

Gazetamax.mk