GazetaMax
Lajme

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë që institucionet të punojnë për problemin me kafshët e pastreha

Shkup, 13 janar – Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe aktivistë të shumtë kanë protestuar sot para Qeverisë me rastin e ngjarjes së fundit që ndodhi në Strugë, ku u vranë dhjetëra qen endacakë. Ata kërkojnë që institucionet të punojnë në problemin me kafshët e pastreha në interes të mbrojtjes së kafshëve dhe njerëzve.

“Nuk duam asnjë sulm ndaj qytetarëve nga qentë! Nuk duam as kafshë të pastrehë në rrugë! Prandaj kërkojmë mbështetje për të luftuar së bashku dhe për të bërë presion tek institucionet që të fillojnë të punojnë njëherë e mirë për këtë problem. Të gjitha komunat, të gjithë kryetarët, të gjithë deputetët janë paguar nga tatimi ynë dhe është koha që ata të fillojnë punën. Secila komunë ka buxhet për zgjidhjen e problemit të qenve të pastrehë dhe askush nuk e di se ku përfundojnë ato para”, deklaroi Natalija Malzarkova nga Shoqata “Shepasti entuzijasti”.

Me qëllim të parandalimit të sulmeve të reja ndaj qytetarëve nga qentë, vrasjet dhe helmet e shpërndara nga të cilat mund të vuajnë edhe njerëzit, Malzarkova tha se po i bëjnë këto kërkesa deri te institucionet kompetente dhe shtoi se shpresojnë që së bashku me ta të shqyrtohen.

Protesta është organizuar  nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve: Hepi Shelter – Shkup, Nala Reskju, Anima Mundi, Kane Korzo, Shoqata e Aktivistëve për Mbrojtjen e Kafshëve (AAPZh), Animal Vois, Shepasti Entuziasti Shkup, Ark Animalis Manastir, Zemra për Kafshët Tikvesh – Kavadar, Shpëto jetë Shtip, Shepi 2021 Kavadar, Iva Lavs Pets Shkup dhe Shoqata Angel Kets, ndërsa  morën pjesë edhe pesëdhjetë adhurues dhe aktivistë për të drejtat e kafshëve.

Related posts

Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Gazetamax.mk

Shtrenjtohen benzina dhe mazuti, çmimi i dizelit nuk ndryshon

Gazetamax.mk

Kush i bllokon nënshtetësitë? Drejtori aktual i emëruar ambasador, por nuk lëviz nga vendi…

Gazetamax.mk