Shpërthim i madh në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqi, tymi i zi mbulon zonën

Një shpërthim në një fabrikë hekuri dhe çeliku u regjistrua të hënën në Izmir të Turqisë. Pas shpërthimit shpërtheu një zjarr i madh, ndërsa në vendngjarje shihet tym i dendur.

Zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, ndërsa kanë mbërritur edhe ambulancat dhe ekipet e sigurisë për të ofruar ndihmën e tyre.

Ende nuk ka raportime për të vdekur ose të lënduar.