GazetaMax
Ballina

Shqiptari i diamantëve dhe i shkëlqimit të VIP

I keni parasysh filmat ikonik, ku ‘verbohesh’ nga shkëlqimi i diamantëve? Tashmë nuk kemi pse t’i ndeshim më vetëm në Hollywood. Një shqiptar është shndërruar prej 20 vitesh në brand-in botërorë të diamantëve. Flasim për Albert Kuzhninin që me eksperiencën dhe mendësinë e tij, e ka shndërruar “Markis” në kryefjalën e luksit të bizhuterive. Kuzhnini sot posedon mbi 5000 mijë produkte si dhe dyqanin më të madh online të bizhuterive. Besueshmëria dhe stili unik e diferencojnë nga të tjerët, duke e ngritur lart emrin e shqiptarëve në botë. Në një kohë relativisht të vështirë, ku shqiptarët mendonin integrimin e tyre në një shoqëri europiane, Kuzhnini kishte tashmë një vizion në mendje, për të zbukuruar jetën e të gjithëve rrethuar me shkëlqimin e diamantëve. Këtë herë ai kapërcen kufijtë e normales, duke realizuar jo vetëm ëndrrën e tij, por besojmë se ëndrrën e shumë personave. Unaza autentike qe ai ka krijuar kap vlerën rekord prej 510 mijë eurosh, duke e shndërruar këtë aksesor sa ikonik, aq edhe trashëgimi. Kjo shënon një moment të ri të “Markis”, duke e çuar në një tjetër destinacion. Dhe kur flasim për Albert Kuzhninin dhe ambiciet që ai ka në këtë fushë, jemi të sigurt që emrin e tij do vijojmë ta dëgjojmë, këtë herë në media ndërkombëtare, duke u shndërruar në një ambasador për vendin tonë.

Related posts

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pranuar

Gazeta Max

Vetitë shëndetësore të piperit të kuq

Gazeta Max

Bora ‘dështoi me sukses’ sfidën e grimit

Gazeta Max