GazetaMax
Lajme

Shqiptohen 166 kundërvajtje trafiku në Shkup, 37 për tejkalim të shpejësisë së lejuar

Shkup, 29 tetor – Në territorin e qytetit të Shkupit, policia dje ka shqiptuar 166 masa, nga të cilat 37 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për shoferë fillestar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme poashtu janë shqiptuar edhe pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, gjashtëmbëdhjetë sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, tetë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…

Policia  apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe dispozitave në trafik.

Related posts

Entuziazëm dhe përkrahje e madhe për Bashkim Ramosajn në Carrabregun e Epërm

Gazeta Max

MEPSO nikoqire e SELeNe CC, KOSTT dhe OST-së – Takim pune për përforcimin e sigurisë energjetike përmes koordinimit rajonal

Gazeta Max

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e politikës energjetike, thekson KE-ja

Gazeta Max