GazetaMax
LAJME

Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkan

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën me një delegacion amerikan në Ballkan, kanë thënë nga Presidenca e Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë se vizita e paraparë për 30 korrik me liderë shtetërorë të Kosovës, është shtyrë për shkaqe objektive. “Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë ai. Chollet e ka vizituar Kosovën, dhe disa vende të Ballkanit, në janar të këtij viti. Ai kishe deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të jenë në pritje të një propozimi nga Qeveria e Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një-etnik.

Related posts

Grubi: Procesi i decentralizimit ngërthen idealet e barazisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe kohezionit shoqëror

e-max

Kuvendi do ta mbajë seancën e 66-të

e-max

Arritje historike për Maqedoninë si vendi i 36të më i sigurtë në botë

e-max