GazetaMax
Lajme

Shumë fëmijë në Kumanovë mbeten jashtë çerdheve?!

Kumanovë, 18 Shtator – 196 fëmijë nga Kumanova nuk mund të përfshihen në sistemin parashkollorë, sepse në 8 objektet e “ Angell Shajçe” nuk ka më vende të lira, madje janë tejkaluar edhe kapacitet e projektuara. Vende ka për 1550 fëmijë, ndërsa numri i të regjistruarve ka mbërritur në 1604. Disa prindër me të cilët biseduam jashtë kamerës thonë të revoltuar se pranimi i fëmijëve nëpër çerdhe nuk bëhet në bazë të kritereve të parashikuara me ligj, por në bazë “ të lidhjeve” miqësore. Drejtoresha Marina Aleksovska, këto zëra i quan spekulime. Ajo thotë jo të gjithë fëmijët e regjistruar në çerdhe i frekuentojnë rregullisht këto objekte, pasi deri 30% prej tyre pjesën më të madhe të kohës mungojnë.

“Mund të them se ato janë vetëm spekulime. Nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm për të pranuar të gjithë fëmijët. Për momentin në listën e pritjes kemi 196 fëmijë. Megjithatë numri i fëmijëve të regjistruar ka tejkaluar kapacitetet e projektuara, kështu që nuk kemi mundësi që t’u gjendemi 196 prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre. Përsëri edhe atëherë do kishim listë të pritjes edhe sikur të ndërtohen dy apo tre objekte. Çmimi është vërtet simbolik, megjithatë ende ka disa prindër që nuk i shlyejnë në kohë detyrimet”, tha Marina Aleksovska – drejtoreshe e çerdheve “Angel Shajçe”.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski thotë së është “sekret publik” që në Kumanovë për të regjistruar fëmijën në çerdhe, duhet të gjesh lidhje miqësore. Ai thotë se sa u përket çerdheve, komunës i janë marrë kompetencat në kohën kur kundërshtoi emërimin e drejtoreshës aktuale, e cila në këtë post është thuajse dy dekada.

“Është sekret publik se në Kumanovë për të regjistruar fëmijë në çerdhe së pari duhet të kesh lidhje që është e pakëndshme. Konsideroj se shumë herë iket nga kriteret për regjistrim, ndërkohë që kriteret duhet të jenë në formë të shkruar dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e menaxhuesit të institucionit. Është e palejueshme që në shekullin 21 të telefononi kabinetin e kryetarit dhe në emër të qytetarëve të krijoni lidhje se cili fëmijë do të regjistrohet në çerdhe, duhet të ketë trajtim të njëjtë për të gjithë”, Maksim Dimitrievski- kryetar i Kumanovës.

Ndërtimi i objekteve të reja do të presë, sepse siç thotë Dimitrievski, për të bërë diçka të tillë komuna duhet fillimisht të realizojë planin e përgjithshëm urbanistik dhe kjo sipas tij merr kohë. Kryetari i Kumanovës thotë se nuk kanë mundësi teknike në bazë të kornizave ligjore që të bëjnë planifikim të ri për ndërtim të objekteve të reja. Ai shfaq ankesa edhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit për ri adaptimin e parcelës tek shkolla fillore Bajram Shabani. Sipas regjistrimit të fundit në këtë komunë jetojnë 98 104 banorë duke e bërë Kumanovën qytetin e dytë më të madh në vend pas Shkupit.

Related posts

Të mendosh drejt synimeve fisnike

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Gazetamax.mk

24 vite nga humbja e Beqir Limanit, Ahmeti: Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare

Gazetamax.mk