GazetaMax
Ballina

Si e mbron zemrën vaji i ullirit

Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.
Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.
Së fundmi, studimet, kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.
Artereoskleroza dhe tromboza 
Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës.
Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.
Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera.
Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin.
Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën.
Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.
Të mbrojtur edhe në gjumë
Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante.
Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.
Kjo sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes.
Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë.

Related posts

Sara vishet me shumë stil, me këtë bukuri do ta lë pa fjalë PM

Gazeta Max

Përfitimet befasuese të konsumimit të orizit të bardhë

Gazeta Max

Efektet e dëmshme të qëndrimit ulur për kohë të gjatë

Gazeta Max