GazetaMax
Ballina

Si mund t’ju rrezikojë soba me gaz ju dhe fëmijët tuaj nga sëmundjet vdekjeprurëse

Sobat me gaz mund të jenë fajtore për diçka shumë më të keqe sesa shpenzimi i parave tuaja, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sobat me gaz lëshojnë gazra potencialisht të rrezikshëm – edhe kur është e fikur, paralajmëron një studim i ri.

Sipas shkencëtarëve, sobat me gaz mund t’i vënë familjet në rrezik të disa sëmundjeve vdekjeprurëse duke emetuar të njëjtat grimca të nxjerra nga makinat dhe kamionët, shkruan The Sun.

Dr. Jonathan Levy, një profesor i shëndetit mjedisor në Universitetin e Bostonit në SHBA, tha se sobat ndotin shtëpitë me dioksid azoti (NO2).

Gazi mund të shkaktojë astmë te fëmijët dhe të vendosë të rriturit në rrezik të kancerit, shpjegoi Dr. Levy në një artikull që shkroi në Conversation.

Ndotësi më së shpeshti gjendet në autostrada. Megjithatë, duke qenë se kuzhinat janë hapësira të mbyllura, kur gazi është i pranishëm në shtëpi, familjet janë shumë më të rrezikuara për t’u ekspozuar ndaj vetive të tij që shkaktojnë kancer dhe astmë.

Related posts

Gresa Behluli shfaqet në të zeza, por kjo gjë s’po i shkon

Gazeta Max

Gratë shtatzëna që marrin ilaçe për epilepsi kanë deri në katër herë më shumë gjasa të kenë fëmijë me autizëm ose aftësi të kufizuara në të mësuar, paralajmëron studimi

Gazeta Max

Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!

Gazeta Max