GazetaMax
Ballina

Si ta përdorësh uthullën e mollës për flokë dhe lëkurë të shkëlqyeshme

Uthulla e mollës është një produkt i kuzhinës që bën mrekulli për flokët dhe për lëkurën. Që nga pastrimi i poreve, deri te heqja e erës së keqe të këmbëve, uthulla e mollës është një produkt që duhet pasur gjithmonë në shtëpi.
Lexoni disa përdorime që, me siguri, do t’ju vlejnë.
Zbut lëkurën
Hidh një gotë me uthull molle në vaskë dhe qëndro disa minuta në të. Jo vetëm që do ta ndiesh lëkurën më të zbutur, por edhe do të kurosh probleme të tilla si ekzema.

Pastron poret
Uthulla e mollës ka veti të balancojë pH-në e lëkurës dhe vepron si një pastrues i yndyrave të tepërta në lëkurë. Përzije një sasi të barabartë uthull dhe ujë para se të përdorësh kremin hidrant.
Shkëlqen flokët
Uthulla e mollës është e ideale për t’u dhënë shkëlqim dhe shëndet flokëve. Apliko pesë pika uthull (të përzier me ujë të ftohtë) dhe spërkat flokët, para se të dalësh nga shtëpia. Pa merak për erën, ajo do të largohet menjëherë, por flokët do të jenë gjithë shkëlqim.
Lufton zbokthin
Uthulla e mollës ka veti natyrore kundër zbokthit dhe mund të ndihmojë pastrimin e lëkurës së kokës. Nëse nuk e përdor shampon me uthull molle, atëherë përzije një filxhan kafe uthull me një litër ujë dhe shpëlaji flokët në fund. Pas kësaj, mbaje 20 minuta me peshqir dhe pastaj thaji flokët.
Pas depilimit
Me një copë pambuku të hollë, të lyer me uthull, dezinfekto të gjithë pjesën e depiluar. Uthulla është një anti-inflamator i shkëlqyer që eliminon skuqjen dhe po ashtu eliminon daljen e qimeve nën lëkurë.
Mjaft me erën e keqe të këmbëve
Uthulla është e njohur për të larguar erërat e këqija, por sidomos edhe për erën që mund të shkaktohet nga këpucët. Përzje një filxhan me uthull molle dhe katër gota uji. Pas 15 minutash era e keqe është larguar nga këmbët.

Maskë detoks
Për një maskë me të vërtetë detoks, përzje një lugë çaji uthull molle me një lugë çaji maskë balte (e bardhë, e zezë, e gjelbër). Përzierja me uthull balancon pH, ndërsa balta me ekstrakte të ndryshme heq papastërtitë nga poret.
Pastro furçat e grimit
Mund t’i pastrosh thjeshtë me një përzierje ujë e sapun, por uthulla e përzier me ujë do t’i dezinfektojë dhe do t’i pastrojë edhe më mirë. /Telegrafi/

Related posts

Bananet janë një burim i mirë i disa vitaminave dhe mineraleve, veçanërisht kaliumit, vitaminës B6 dhe vitaminës C. 

Gazetamax.mk

Ju prezantojmë Illyrix, shkruan dhe krijon muzikë me domethënie

Gazetamax.mk

Sadi dhe Xhavit Avdyli po gatuajnë një super projekt

Gazetamax.mk