GazetaMax
Lifestyle

Si të reklamoni veten në mënyrën e duhur?

Dëmi më i madh që mund t’i bëni vetes gjithashtu dhe karrierës tuaj, është reklamimi i gabuar i vetvetes.

Mirëpo, nëse dëshironi të ecni në karrierën tuaj e të jeni të suksesshëm, Telegrafi iu sjell këshillat se si duhet të jeni mjaft të kujdesshëm me mënyrën se si e reklamoni veten tuaj.

Kujdes me fotografitë në rrjetet sociale

Rrjetet sociale tashmë janë shndërruar në urat lidhëse ndërmjet të punëtorit dhe punëdhënësit. Tashmë është disa herë më e thjeshtë se më parë të dini më shumë për shefin apo punëtorët tuaj nëpërmjet rrjeteve sociale. Fotografitë që ju reklamoni në rrjetet tuaja sociale janë ajo çka mendojnë për ju njerëzit që nuk iu njohin. Nëse keni një profil me foto jo shumë të përshtatshme, do të krijoni opinionin se jeni një person jo serioz.

Mos e quani veten vizionar apo drejtues

Fjalët si “vizionarë”, “drejtues” apo “pioner” janë fjalë të cilat vetëm të tjerët mund t’i thonë për ju por ju nuk mund t’i përdorni kurrsesi në publik për veten tuaj. Një kalim i shpejtë në profilin tuaj në LinkedIn do të zbulonte shumë për ju dhe ato çka mendoni rreth vetes suaj. Përpiquni të jeni sa më objektiv kur flisni për veten tuaj. Edhe pse mund t’iu duken gjëra të vogla një përkufizim që ndoshta keni shprehur diku në rrjetet sociale për veten tuaj mund t’iu penalizojë, përcjell Telegrafi.

Mos e reklamoni veten tuaj si qenie perfekte

Nuk ndodh shpesh ta shikoni vetën tuaj në gjendje perfekte. Edhe kur shkoni në ndonjë televizion lokal dhe i keni marrë mirë masat ndodh që flokët të mos iu rrinë shumë mirë apo rrobat të jenë rrudhosur paksa, apo ndoshta të keni marrë një skuqje të lehtë nga dritat e nxehta. Por nëse jeni i mirë në të folur, i zgjuar si dhe tërheqës në ato që thoni me siguri audienca do t’iu pëlqejë e do të dukeni të vërtetë. Kështu do të fitoni edhe më shumë pikë për markën tuaj. Po nëse përpiqeni që gjithçka të duket në mënyrë perfekte e të mos lejoni që asgjë të jetë e rastësishme me shumë mundësi do të merrni komente negative. Në ditët e sotme nëse doni të fitoni më shumë audiencë e pikë për firmën tuaj nuk duhet të jenë të ngurtësuar e të përpiqeni të tregoni që ju jeni perfekt.

Mos përdorni shumë fjalën “unë”

Gjendet gjithmonë një ekuilibër delikat midis të qenit shumë “i orientuar” në biznes dhe “jo i orientuar” mjaftueshëm. Një nga rregullat kryesore që duhet të zhvilloni është përdorimi i tepërt i fjalës “unë”. Kjo shprehje nuk tingëllon shumë mirë në veshin e asnjërit prej punëtorëve tuaj. Kur punoni për një kompani apo biznes të caktuar ju përfaqësoni kompaninë dhe nuk jeni vetëm ju por një ekip i tërë i cili mundëson mbarëvajtjen e kompanisë. Theksi juaj duhet të jetë në ekip, kontributi juaj në grup si dhe arritjet janë të të gjithëve së bashku, përcjell Telegrafi.

Mos përdorni pak fjalën “unë”

Megjithatë, kur flasim për nivele të larta të menaxhimit, sidomos kur flitet për menaxhim korporatash, nëse nuk përmendni sa duhet fjalën “unë”, do iu konsiderojnë si të përulur, kështu që përdorimi i fjalës unë në momente të caktuara ka rëndësi shumë të madhe, e sidomos kur bëhet fjalë për gratë në karrierë kjo fjalë është e domosdoshme, sepse nëse nuk e përdorin këtë fjalë krijojnë përshtypjen si jo të fuqishme për të udhëhequr. Edhe pse në disa raste kjo fjalë është e domosdoshme për tu përdorur, duhet të mos i kalojë limitet e përdorimit.

Mos u shqetësoni më shumë për figurën tuaj dhe më pak për atë të organizatës ose anasjelltas

Nuk ka rëndësi nëse shqetësoheni më shumë për figurën tuaj apo për atë të organizatës, por është e rëndësishme që të mos lejoni shpreheni në asnjë mënyrë. Tipari më tërheqës është që të shfaqeni lehtësisht të famshëm, tërheqës si dhe të realizuar. Në botën e punës shihet shumë e pranueshme të punoni shumë e të kujdeseni për cilësinë e performancës suaj por sigurohuni që pjesën dërrmuese të përpjekjeve tuaja t’i vendosni për marketingun e firmës suaj e jo për vetën. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni lloji i punëtorit i cili promovohet e vlerësohet

Related posts

Ushqimet kryesore për trurin dhe zemrën

Gazetamax.mk

Gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë

Gazetamax.mk

Hiti i tretë i verës nga David Dreshaj po vjen

Gazetamax.mk