GazetaMax
Lajme

Sindikata e shëndetësisë paralajmëron grevë

Shkup, 1 Tetor – Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, u shpreh se ditëve në vijim, varësisht nga informacionet e ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë, do të merret vendim në seancën e Këshillit për organizim të një proteste të përgjithshme bashkë me sindikatat e tjera.

Nëse nuk arrihet rezultat, hapi i fundit do të jetë grevë në të gjithë sektorin shëndetësor. Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski u shpreh se LSM qëndron fort pas punëtorëve shëndetësorë.

Nevojitet aksion sindikal përmes organizimit të grevës së përgjithshme në shëndetësi për të ushtruar trysni tek autoritetet për rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, tha Dimovski.

Related posts

MMJPH: Gjeoekonomia e gjelbër në fokus të Samitit Evropian në Pragë

Gazeta Max

Nisin ethet për Blerim Sejdiun, kërkon shpëtim prej tash nga Mërgata

Gazeta Max

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Gazeta Max